Transmetuar më 28-09-2018, 18:26

Ky fund shtator pritet të shoqërohet me stuhi dhe uraganë të cilat do të prekin kryesisht Ballkanin.

Ka disa fakte interesante për uraganët, që nuk i keni ditur më parë.

-Uraganët janë stuhi tropikale me shpejtësi të erës mbi 257kmh. Ato mund të lëshojnë më shumë se 9,5 trilion litra ujë në ditë.

-Uraganet zakonisht krijohen në zonat tropikale.

-Zhvillohen mbi ujë të ngrohtë dhe e përdorin atë si një burim energjie, dhe humbin fuqi derisa lëvizin drejt tokës.

-Rajonet bregdetare janë më së shumti të prekura nga uraganet.

-Çdo sekond, një uragan lëshon energjinë e dhjetë bombave atomike.

-Uraganet gjithashtu prodhojnë tornadot, por ato zgjasin vetëm disa minuta.

-Uraganët që lëvizin më ngadalë lëshojnë më shumë shi dhe mund të shkaktojnë më shumë dëme. /k.k/noa.al/