Transmetuar më 29-09-2018, 10:40
Foto nga ndeshja

Skuadra e Partizanit arriti të triumfojë në ndeshjen derbi të luajtur dje në “Selman Stërmasi” me rezultatin 1-0.

Fitorja ndaj bardhebluve dihet që ka një vlerë të veçantë për ekipin dhe nuk mund të mungonte një festë.

Lojtarët dhe stafi janë grumbulluar pas ndeshjes në një prej lokaleve në ish-bllok ku kanë festuar deri në roit e para të mëngjesit.

Lojtarëve madje u është lejuar edhe pak alkool.

Por, lajmi më i mirë për ta ishte shpërblimi.

Burimet bëjnë me dije se presidenti Gazmend Demi ka akorduar një shpërblim prej 20 milionë lekësh të vjetra./a.m./noa.al/