Transmetuar më 29-09-2018, 17:11
Përfundon derbi i "Serisë A" Roma-Lazio.
Takimi i luajtur mesditën e sotme, nxorri fitues skuadrën e Romës.
Takimi i luajtur në "Olimpico" për javën e shtatë të kampionatit italian, përfundoi me rezultatin 3-1.
Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultatin 1-0, falë golit të Pellegrinit.
Në pjesën e dytë, Immobile barazoi gjithçka.
Dy golat e fitores për Romën u shënuan nga Kolarov shënoi në minutën e 70’ dhe Fazio në të 85’.
Roma pas shtatë takimesh ka 11 pikë dhe ndodhet në vendin e 5-të, ndërsa Lazio është një vend më lartë me 12 pikë.
Për Lazion në këtë takim u aktivizua edhe portieri i Kombëtares shqiptare, Tomas Strakosha. /a.k/noa.al/