Transmetuar më 30-09-2018, 09:30

Një ngjarje e frikshme dhe spektakolare në të njëjtën kohë, kur burrë dhe grua të cilët udhëtonin me një avion të vogël, mbetën të varur në ajër në një kavo, në Johannesburg të Afrikës së Jugut.

Piloti Peter dhe gruaja e tij Mary, që të dy 60 vjeç, mbetën për orë të tëra varur, në mbi 100 metra lartësi.

Rob Thomas, 51 vjeç, u zvarrit në kavon, e cila shërben për transportimin e turistëve drejt zonave malore dhe arriti të shpëtojë çiftin.

“Kur hapa derën e kabinës së pilotit i gjeta burrë dhe grua të shtrirë, me rripat e sigurisë vendosur”, tregon ai, shkruan noa.al.

Po ashtu ai thotë se era rrezikonte që ta rrëzonte avionin në tokë dhe nëse nuk do ishte ndërhyrë, mund të ndodhte më e keqja. /a.y/noa.al