Transmetuar më 30-09-2018, 15:13

Vakte të bollshme- Një ndër arsyet kryesore pse ndodh shëndoshja është sasia e tepërt e ushqimit. Është mirë që të informoheni për porcionin që duhet të konsumoni, i cili duhet t’iu përshtatet me moshën, trupin dhe stilin e jetës.

Ushqimet me yndyrë– Ushqime industriale si fast food, por edhe sallamrat, djathërat dhe pijet me gaz shëndoshin. Më mirë zgjidhni frutat dhje perimet e stinës.

Vaktet e çrregullta– Vaktet e çrregullta mund të çojnë në shëndoshje, pavarësisht kalorive që konsumoni, duke çuar në ngadalësim të metabolizmit.

Medikamentet- Janë të shumta ilaçet që çojnë në shëndoshje. Antidepresivët, kortizolët, insulina dhe pilula kontraceptive ndikojnë dukshëm në shtim peshe.

Jeta sedentare– Është e kotë të ushqeheni shëndetshëm, nëse gjithë ditën rrini në divan. Në këtë mënyrë organizmi priret të ngadalësohet ndjeshëm.

Stresi- Stresi çon në shëndoshje për një sërë arsyesh, për shkak se nuk kontrollohet uria nervoze, për shkak se flihet pak dhe sepse sheqeri në gjak kërkon më shumë për t’u kthyer në nivele normale.

Patologjitë- Kushte fizike apo sëmundje të ndryshme mund të çojnë në shtim peshe, shkruan noa.al. Duhet të merrni në konsideratë rezistencën ndaj insulinës, hiportiroidizmin dhe çrregullimet hormonale. /a.y/noa.al