Transmetuar më 01-10-2018, 11:56

Krejt i zhveshur në banjën e një restoranti, i akuzuar për abuzim seksual me një vajzë 6 vjeçe.

Në një lokal në Pretoria në Afrikën e Jugut, u shënua një revoltë e vërtetë popullore, pasi pedofili u gjet i gjithi i zhveshur, i mbyllur brenda në banjë me një vajzë të vogël.

Njerëzit u sulën drejt tij pas lajmërimit nga nëna, deri sa ndërhynë autoritetet.

Nëna e së miturës tha se pa një burrë që shikonte të bijën me ngulm, kur e vogla po luante në një park pranë restorantit.

Pak më vonë duke përfituar nga një shpërqendrim i gruas, e kishte joshur të miturën deri sa e mori në lokal, për të pasur më shumë intimitet.

Gruaja duke mos e gjetur vajzën, kërkoi ndihmë për gjetjen, e saj, ku dhe gjetën burrin krejt të zhveshur. Bashkë me të ishte edhe e mitura në gjendje shoku, shkruan noa.al.

Në atë moment njerëzit humbën kontrollin duke nisur ta godasin me ç’të mundeshin, ndërsa më tej u arrestua nga policia. /a.y/noa.al