Transmetuar më 01-10-2018, 13:12

I preu gruas duart me hanxhar, pasi ishte i bindur se ajo e tradhtonte. Por tashmë do i duhet të kalojë 10 vite në burg, pasi gjykata e deklaroi fajtor.

Dmitry Grachyov, 27 vjeç nga Panikov, në Moskë, akuzohet për aktin makabër të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar.

Nga hetimet e kryera rezultoi se çifti prej muajsh kishte momente tensioni. Gruaja Margarita 26 vjeçe, kishte nisur procedurat e divorcit, për shkak të sjelljes së dhunshme të të shoqit ndaj saj.

Dmitry, xheloz në ekstrem, ishte i bindur se gruaja donte ta linte pasi ishte dashuruar me një tjetër dhe pikërisht këto dyshime e shtyn drejt aktit makabër.

Gruaja tregoi se ishte detyruar të ulej në gjunjë para të shoqit, më pas ishte lidhur dhe i ishin prerë të dyja duart.

“Ishte shumë i qetë kur e bëri. Kam ndjerë një dhimbje ekstreme. Uroja të humbja ndjenjat”, tha gruaja këtë të premte në gjykatë, shkruan noa.al.

Në sajë të një sërë ndërhyrjesh gruaja ka vendosur proteza robotike dhe po mundohet të vijojë jetën. /a.y/noa.al