Transmetuar më 01-10-2018, 14:03
Tiranë, NOA.al- Gjatë gjithë ditës, moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta; më të dukshme vranësirat paraqiten gjatë pjesës së dytë të ditës duke sjellë shira të izoluar në Veri.
Por rrebeshe afatshkurtra kryesisht në Qendër dhe Jug të Shqipërisë; stuhitë do të lokalizohen në hapësirat detare të Adriatikut dhe Jonit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ruajnë vlera thuajse konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita duke shënuar maksimalisht 28°C.
Temperaturat e ajrit ruajnë vlera thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 7-28°C. /a.y/noa.al