Transmetuar më 01-10-2018, 20:35

Një histori që ka bërë xhiron nëpër botë si ajo e gruas londineze, Tracey Britten.

Pesëdhjetë vjeçe, nënë e 3 fëmijëve dhe gjyshe e 8 nipërve e mbesave, ajo tani është shtatzënë me katër binjakë falë një metode artificiale, të cilin ajo e ka kryer në një klinikë në Qipro.

Ka pasur kritika dhe polemika, por për ata që e akuzojnë atë për të qenë egoistë dhe të papërgjegjshëm, gruaja përgjigjet.

“Askush nuk e kritikoi Mick Jaggerin për t’u bërë baba në moshën 73-vjeçare. Unë mund ta bëj edhe këtë”.

Pavarësisht nga sëmundjet e ndryshme për shkak të shtatzënisë, gruaja nuk mund të presë për të përqafuar fëmijët e saj.

Do të duhet të presë të paktën 34 javë, kur bebet do të vijnë në jetë falë lindjes cezariane. /k.k/noa.al/