Transmetuar më 02-10-2018, 07:43

Eni Vasili, në emisionin e saj ‘Open’, hodhi poshtë deklaratat e Xhisiela Malokut, e cila në një studio tjetër televizive këtë të hënë u shpreh se rrëfimi i saj për Top Channel është i manipuluar.

“Unë jam përpjekur të bëj një intervistë profesionale dhe të bëja pyetje që nuk ju bënë nga asnjë media. Vetëm nëpërmjet të vërtetës Xhisiela shpëtohet. Unë dëshmoj që gjithçka u transmetua është e pamanipuluar”, tha Vasili.

Moderatorja shton se ishte intervistë e papërgatitur.

“Më vonë na ka marrë në telefon dhe na ka thënë që të tërhiqnim intervistën. Me këtë intervistë publiku do të kuptojë shumë gjëra. Unë i kam thënë në mbyllje të intervistës që për çdo gjë që ka nevojë, numrin tim të telefonit e ka. Xhisiela është lutur që të mos jepet kjo intervistë”, shtoi Eni Vasili.

Po ashtu ajo thotë se në këtë intervistë u thanë disa të vërteta që kush di i lexon. /a.y/noa.al

Flet Xhisiela Maloku: Djali i deputetit më mbështeti, nuk më kërcënoi