Transmetuar më 02-10-2018, 11:40

Një aventurë tejet e kripur për një 42-vjeçar, pas një mbrëmje pikante të kaluar me një femër. Kjo pasi ndërhyrja e policisë i kushtoi një burri nga Resana, në Treviso të Italisë, një gjobë 20 mijë euro.

Kjo shumë do të paguhet konkretisht 10 mijë euro prej tij dhe 10 mijë të tjera nga prostituta me të cilën po kryente marrëdhënie seksuale.

Çifti u kap mbrëmjen e kësaj të diele duke bërë seks, në parkingun e varrezave.

Por për shkak të zhurmës dhe tingujve që vinte prej tyre, ndërhyri policia.

Ata u ndërprenë në mes, teksa ishin të zhveshur, duke mos çuar dot në fund atë që kishin nisur, shkruan noa.al.

Gjoba ndaj tyre u vu nën akuzën e veprës penale “akte të turpshme në publik”. /a.y/noa.al