Transmetuar më 02-10-2018, 13:30

Një spektakël i pazakontë, është shënuar në një nga ndërtesat më të njohura, duke krijuar në të njëjtën kohë edhe momente paniku.

Arabia Saudite ka parë një skenë të rrallë, kur një rrufe goditi majën e grataçelës Al-Bait Abraj Towers, e njohur ndryshe si Meça Royal Hotel Clock Tower.

Ndërtesa me orë në majë, ndodhet pak metra larg Ka’ba, vend i shenjtë islamik.

Kjo është grataçela e tretë më e lartë në botë, pasi Burj Khalifa në Dubai dhe Shanghai Toëer.

Shumë njerëz kanë arritur të fiksojnë skenën, ndërkohë që pamjet e goditjes së rrufesë po bëjnë xhiron e rrjeteve sociale.

Në videon që noa.al sjell më poshtë, mund të shikoni pamjet e këtij momenti. /a.y/noa.al