Transmetuar më 02-10-2018, 17:25

Momente paniku janë regjistruar në një restorant në Francë.

Një kali është futur në lokal, në Chantilly ku shumë persona ndodheshin brenda tij.

Tmerr ka pasur tek të gjithë të pranishmit, të cilët filluan të vrapojnë për të gjetur ndonjë vend për t’u fshehur.

Me vrap e me shkelma, kali bëri një xhiro në të gjithë restorantin, ndërsa doli pa lënë pasoja.

Nuk dihet ende se si ka hyrë kali në lokal, ndërsa të pranishmit thanë se është rasti i parë. /k.k/noa.al/