Transmetuar më 02-10-2018, 18:46

Radio Televizioni i Serbisë ka filluar transmetimin e lajmeve në gjuhën shqipe.

Ky është një rikthim i këtoj formati pas disa vitesh ndërprerje.

Programi informativ quhet “Lajmet” ndërsa transmetohet nga ora 19:00 dhe përveç nëntitujve, është në gjuhën shqipe.

Dita e parë e lajmeve në gjuhën shqipe filloi me një raport mbi vizitën e presidentit serb Aleksander Vuçiç në Rusi, ku u bisedua edhe rreth Kosovës.

Edicioni i parë i lajmeve në gjuhën shqipe poashtu përfshinte një lajm rreth kryetarit të kuvendit Kadri Veseli, referendumin e dështuar në Maqedoni, cunamin në Indonezi dhe në fund parashikimi i motit.

Cili është qëllimi i transmetimit të lajmeve në gjuhën shqipe nuk shpjegohet në mënyrë specifike. Megjithatë, kjo gjë është kritikuar mjaft shumë mediat serbe, shkruan Indeksonline. /k.k/noa.al/