Transmetuar më 02-10-2018, 19:05

Ky është momenti i habitshëm kur një avion ushtarak fluturon vetëm pak metra mbi kokën e një personi.

Aeroplani, që mendohet të jetë një avion ukrainas Su-24M Fencer Bomber, del nga hiçi duke kaluar me shpejtësi mbi kokën e personit.

Një burrë tjetër mund të shihet gjithashtu duke mbyllur veshët kundër zhurmës së fortë të avionit.

Mendohet se videoja mbresëlënëse u regjistrua në një baze ajrore në Ukrainë, ndoshta në ‘Staro’, ku kanë bazën avionë të tillë.

Baza ajrore është rreth 4 km në lindje të Starokostiantyniv në Ukrainën perëndimore.

Burrat duket se janë të veshur me rroba të stilit ushtarak.