Transmetuar më 03-10-2018, 10:40

Pasi festoi ditëlindjen më 27 shtator, në shtëpi bashke me disa miqtë e tij, në përfundim të festës i ra derës së fqinjes së tij 3o vjeçe, hyri me forcë dhe e përdhunoi.

Tashmë i dyshuari një 28-vjeçar rumun, u arrestua nga policia italiane e Novara, nën akuzën e abuzimit seksual.

I riu pas festës me miqtë, trokiti në derën e fqinjes, të cilën e njihte vetëm si fytyrë.

I ra ziles dhe me një pretekst e bindi fqinjen që ti hapte derën. Por në atë moment i dehur dhe i veshur vetëm me mbathje, kërcënoi fqinjen me një shkop në dorë, e qëlloi dhe e përdhunoi.

Pas ngjarjes ai u arratis, për tu arrestuar vetëm këtë të hënë.

Ishte e dëmtuara ajo që bëri denoncimin në polici, duke treguar gjithë sa i kishte ndodhur. /a.y/noa.al