Transmetuar më 04-10-2018, 08:39

U dënuan me një vit e katër muaj burg, për aksidentin me pasojë vdekjen prindërit e një vajze të vogël një 1 vjeçe e gjysmë, e cila gjeti vdekjen natën mes 2 dhe 3 majit të vitit 2017.

Çifti nuk e kishin siguruar vajzën në ndenjësen e posaçme për fëmijë, por ajo udhëtonte në krahët e së ëmës në sedijen e pasme.

Makina e familjes u përplas me një mjet tjetër, në Cantu, provincë e Comos.

Por edhe personi tjetër që shkaktoi aksidentin, një 34-vjeçar, u dënua këtë të mërkurë njëlloj sa prindërit e së miturës.

Si pasojë e aksidentit pësoi dëmtime në këmbë babai i të miturës, i moshës 28-vjeçare si dhe dëmtime të ndryshme edhe nëna 26-vjeçare, shkruan noa.al.

Por si të mos mjaftonte humbja e vajzës, prindërit do të do të përfundojnë pas hekurave. /a.y/noa.al