Transmetuar më 04-10-2018, 09:16

Femrat janë të detyruara të punojnë 59 ditë më shumë në raport me meshkujt, për të patur të njëjtën pagë. Është kjo ajo që del nga një raport i ‘Oxfam’ dedikuar punës së femrave në 28 vende të ndryshme të Europës gjatë vitit 2018.

Në të rezulton se edhe në ditët e sotme, femrat janë më të ekspozuara ndaj punëve që nuk shpërblehen.

“Rroga të ulëta, punë të papërshtatshme, vështirësi në alternimin e jetës me punën janë disa nga arsyet kryesore për të cilat femrat jetojnë në një situatë varfërie e cila po shtohet në Europë. Kryesisht goditen familjet me femra emigrante dhe nënat e reja”, thotë drejtorja e Oxfam Italia, Elisa Bacciotti.

Gjatë vitit 2017, vetëm 48.9% e femrave me moshë nga 15 deri në 64 vjeçe, ishin të punësuara në Europë, shkruan noa.al.

Ndërkohë sa i takon angazhimit në shtëpi, femrat janë 80% të përkushtuara në raport me meshkujt në masën 20%./a.y/noa.al