Transmetuar më 04-10-2018, 10:11

Kryeministri Edi Rama e pohon se drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave kanë ende varësi nga politika.

Duke folur sot në aktivitetin “Partneri Strategjik në Arsim”, ai deklaroi se “Shkolla e Drejtorëve” do t’i japë fund kësaj situate.

Sipas tij, shkolla e drejtorëve është një burim dije që nuk ka të paguar.

“Shkollën e kemi ndarë nga politika nga niveli i mësuesve, por nuk e kemi ndarë shkollën nga politika nga emërimi i drejtorëve dhe nëndrejtorëve. Ka drejtorë dhe nëndrejtorë që nuk e meritojnë të jenë. Shkolla e Drejtorëve nuk do të jetë një metodologji me trajnimet më të mirë, me metodologjitë më të mira”, u shpreh Rama.

Por megjithatë ai shtoi se mësuesit nuk janë më në trysni nga politika.

Ai nënvizoi se më parë provimet dilnin në pazar, shiteshin dhe merreshin me lekë.

“Djali i një ministri, vajza e një deputeti nuk e parakalon dot kurrë dalin e një çobani në mal, apo vajzën e një familje në fshat, nëse këta të dytën kanë rezultate të mira, nuk i kalon dot njeri”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë. /a.y/noa.al