Transmetuar më 04-10-2018, 12:24

Një djalë i ri vetëm 16 vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale me mësuesen e tij në avion gjatë një ekskursioni me shkollën.

Nën akuzë është vënë mësuesja angleze Eleanor Wilson, ku djali emri i të cilit nuk bëhet i ditur dhe që tashmë është 16 vjeç, ka dëshmuar këtë të martë në procesin gjyqësor që po mbahet ndaj gruas.

“E pyeta nëse ishte penduar për atë që kishte ndodhur në avion, por më rha se nuk kishte asnjë pishman. Nuk ishte më mësuese për mua, por një e dashur”, tregoi i riu.

Ai shton se ishte dhënë totalisht pas saj, ishte konfuz dhe i eksituar, pas raportit të kryer në tualetin e avionit në gusht të vitit 2016.

“Një vajzë 26 vjeçe, e diplomuar, me makinë dhe një shtëpi të bukur”, shton ai.

Ajo që ndodhi mes tyre nuk ishte vetëm një marrëdhënie e rastit, por një histori që vijoi për javë të tëra.

“Më tha që ishte shtatzënë, dhe unë i thashë se nuk e prisja një gjë të tillë. Nuk do mund të kujdesesha për fëmijën”, tregon ai, ndërsa më vonë rezultoi se ishte gënjeshtër.

Por historia mes tyre u ndërpre kur një nxënës tjetër mësoi lidhjen, duke shantazhuar me email mësuesen. Në atë moment mësuesja, duke mos e përballuar dot situatën, tregoi gjithçka tek drejtuesit e shkollës, shkruan noa.al.

Gjykata e Bristol e akuzoi mësuesen se duke përfituar nga detyra ka bërë seks me të miturin, por pas seancave dëgjimore ajo u shpall e pafajshme. /a.y/noa.al