Transmetuar më 04-10-2018, 13:00

Fotografitë selfie vrasin! Duket si një slogan absurd, por pas një studimi të fundit fshihet një e vërtetë dramatike.

Një studim i zhvilluar në Indi, konfirmon se gjatë gjashtë viteve të fundit, së paku 259 persona kanë vdekur në botë, duke shkrepur fotografi selfie në vende të rrezikshme.

Ndërkohë në Indi për shkak se ky fenomen cilësohet i rrezikshëm, në Mumbai janë etiketuar 16 zona ku nuk lejohen selfiet, për shkak të incidenteve me pasojë vdekjen.

‘India Institute of Medical Sciences’ në New Delhi, ka renditur 259 fotografi selfie vdekjeprurëse nga tetori i vitit 2011 deri në nëntor 2017, pjesa më e madhe e të cilave kanë ndodhur në Indi, Rusi, SHBA dhe Pakistan.

Shkaqet e vdekjes janë mbytjet, aksidentet me mjetet e transportit si fotografitë në binarët e trenit, apo rënia nga lartësi shumë të mëdha, shkruan noa.al.

“Më shumë se 85% e viktimave janë me moshë nga 10 deri në 30 vjeç”, thotë autori i studimit Agam Bansal. /a.y/noa.al