Transmetuar më 04-10-2018, 16:57

Na ndodh shpesh që të përdorim celularin në rrugë, pasi dikush mund të na telefonojë, ose në duam të kontaktojmë dikë.

Por në Lituani ndalohet përdorimi i celularëve në rrugë.

Të mërkurën është aprovuar rregulli i ri me qëllim uljen e numrit të vdekjeve në rrugë, pasi ky fenomen ka qenë shqetësues.

“Kalimtarët nuk duhet të përdorin celularin derisa të kalojnë rrugën dhe të jenë në trotuar”, tha Ministri i Transportit, Rokas Masiulis gjatë një takimi.

Duke filluar nga muaji i ardhshëm, kalimi i rrugës me celular në vesh ose në dorë do t’i kushtojë lituanezëve një gjobë duke filluar nga 40 euro.

Kjo nismë erdhi pas shifrave alarmante të vdekjeve në vitin 2017.

Vitin e kaluar, 68 kalimtarë janë vrarë nga motorët dhe motocikletat në Lituani, një vend që ka 2.8 milionë banorë.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, pas Rumanisë dhe Letonisë, Lituania është vendi i tretë në BE që ka numrin më të lartë të vdekjeve në rrugë. /k.k/noa.al/