Transmetuar më 04-10-2018, 18:19

Një burrë nga Rusia ndërmori veprime ekstreme pasi ju prish gjumi gjatë natës.

Ai u zgjua nga gruaja, pasi një fqinj kishte ngritur muzikën në "qiell".

Kaq u desh, që burri rus të dilte dhe të vriste me armë autorin. Ngjarja tronditëse ndodhi në qytetin Volzhsky, në rajonin e Volgograd të Rusisë të shtunën, në orët e mëngjesit.

Ngjarja, në një parking afër shtëpisë së vrasësit, u filmua nga një banor në një dritare tjetër.

"Autori u zgjua rreth orës 5:00 të mëngjesit me muzikë me zë të lartë, që vinte nga një makinë e parkuar jashtë", shpjegoi një raport i Komitetit Hetimor të Rusisë.

Në atë moment, burri vuri re se gruaja e tij po debatonte me dikë përmes një dritareje të hapur.

I nxitur nga gruaja e tij, burri kapi pistoletën dhe doli jashtë për t’u ballafaquar me admiruesin e muzikës.