Transmetuar më 05-10-2018, 09:22

Në shumë raste kolla zhduket falë medikamenteve, por në raste të tjera, mjaftojnë produkte të thjeshta që i gjejmë në çdo kuzhinë që na japin një çlirim të menjëhershëm.

Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse jo vetëm që prish stilin e jetës, por shkakton dëme fizike dhe shëndetësore.

Për këtë arsye një zgjidhje e shkëlqyer për të kuruar dhimbjet e fytit, kollën dhe të ftohtët është kanella. Kjo erëz  mund të jetë një ilaç i mirë për të kuruar edhe dhimbjen e kokës e shkaktuar nga sinoziti.

Këshillohet që kanella  të konsumohet si çaj duke e shoqëruar dhe me mjaltë në mënyrë që të kombinohen vetitë antibakteriale të saj  me vetitë anti-inflamatore të mjaltit për lehtësim të menjëhershëm.

Kanella është e pasur me antioksidantë, kështu që stimulon sistemin imunitar dhe funksionon si një antibiotik natyral./b.l/noa.al/