Transmetuar më 05-10-2018, 15:46

Një 49-vjeçare ka gjetur mënyrën më të thjeshtë për të fituar para.

Ajo nxjerr këmbët e saj në instagram, dhe fiton jo pak, por 2 mijë euro në muaj.

Gweneth Lee, nga San Digo, ka deklaruar se klientët paguajnë që ta takojnë personalisht vetëm për t’i përkëdhelur gishtat.

Ndërkohë, vetëm nga postimet online fiton rreth 2 mijë euro çdo muaj. Ajo merr edhe dhurata nga fansat që i kërkojnë fotografi private.

Ata i kanë ofruar edhe takime për 230 euro në orë për ti masazhuar dhe përkëdhelur këmbët.

“Unë kam pëlqyer gjithmonë të publikoj fotografi të këmbëve në pishinë dhe mora shumë ndjekës. Më pas hapa një llogari të re vetëm për njerëzit që pëlqejnë këmbët e mia. Kam shumë njerëz që paguajnë të më bëjnë masazhe vetëm për një orë”, tha 49-vjeçarja.

Ajo ka qenë modele reklamash, por e kuptoi vonë “sekretin” e saj. /k.k/noa.al/