Transmetuar më 05-10-2018, 16:41

Ministrja e Shëndetësisë ka deklaruar sot se në këto 9 muaj të 2018-ës 513 gra dhe vajza janë prekur nga kanceri i gjirit.

Ogerta Manastirliu foli në çelje të fushatës ndërgjegjësuese ndaj kësaj sëmundje.

Manastirliu tha se përpos rasteve që janë në rritje, niveli i vdekshmërisë nuk ka njohur rritje, kjo për shkak të diagnostikimit në fazë të hershme të patologjisë.

Gjatë tetorit, që shënon muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, gratë dhe vajzat në të gjithë vendin do të mund kryejnë ekzaminimet falas, mjekët do të punojnë me orë të zgjatura edhe gjatë orëve të pasdites.

Kanceri i gjirit është kanceri më i shpeshtë te gratë në Shqipëri dhe rastet e reja të raportuara vijojnë të rriten çdo vit. /k.k/noa.al/