Transmetuar më 05-10-2018, 18:47

“Kam pasur dilema, kam pasur probleme shumë të mëdha me jetën dhe mendova fëmijët e mi ku do të më gjenin?! Nuk do i shikoja më. Kam vuajtur vetëm tre ditë pastaj thashë: boll këtu!”.

Liria, pacientja e mbijetuar, tregoi sot përballë mjekëve dhe grave të prekura nga kanceri i gjirit vendosmërinë e gruas për të mundur këtë sëmundje.

Përpara 5 vitesh Liria u diagnostikuar me kancer gjiri dhe iu nënshtrua operacioneve, prej të cilave arriti të shpëtonte, aq sa sot gëzon shëndet të plotë, shkruan shqiptarja.com.

“E kam mposhtur. Ja ku jam. I bëj apel gjithë grave se një vizitë e vogël që mund ta anashkaloni shpëton jetën, ashtu si më shpëtoi mua, që e kuptova shumë herët”, tregon gruaja.

Ndërkohë, numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit ka shënuar një rritje nga viti në vit.