Transmetuar më 05-10-2018, 22:41

Banorët e Minesotës i janë drejtuar policisë për një fenomen të cilin e quajnë shqetësues.

Ata kanë telefonuar autoritetet se po bezdisen nga cicërimat e zogjve, dhe shfaqen sit ë hutuar.

Qytetarët në Gilbert kanë raportuar se zogjtë fluturojnë të hutuar në dritare dhe në makina.

Në një mesazh në Facebook, departamenti i policisë thotë se ka një shpjegim të thjeshtë për rastin: Zogjtë hanë fruta të fermentuar më shpejt këtë vit për shkak të një acari në zonë.

Në përgjithësi, mëlçitë e shpendëve më të vegjël nuk mund të trajtojnë toksinat në mënyrë efikase se sa zogjtë më të rritur.

Policia thotë se situata mund të tejkalohet pa pasur nevojë për të lajmëruar stacionet policore. /k.k/noa.al/