Transmetuar më 06-10-2018, 09:42

Një zbulim i madh për një eksploruese të vogël. 8-vjeçarja Saga Vanecek, ishte me pushime me familjen e saj në liqenin e Vidosten në jug të Suedisë, kur bëri një zbulim shumë të rëndësishëm.

Vogëlushja ishte duke notuar kur u pengua në një objekt, një shpatë.

Kështu ajo lajmëroi prindërit, duke e nxjerrë së bashku nga fundi i liqenit.

Dukej si një copë e thjeshtë hekuri, por në të vërtetë bëhej fjalë për një shpatë të para 1500 viteve.

Pas analizave të thelluara, pas gjetjes në 15 korrik, pikërisht në këto ditë fillim tetori, ‘Jonkopings Lans Museum’, konfirmoi se bëhej fjalë për një zbulim spektakolar.

Nuk dihet se si shpata ka përfunduar në liqen, ndërkohë që studiuesit po merren me verifikimet e rastit. /a.y/noa.al