Transmetuar më 06-10-2018, 13:11

Një histori e pazakontë, e cila ju jep shpresë gjithë atyre femrave, të cilat kanë vështirësi për të ngelur shtatzënë.

Lina Alvarez është bërë nëna më e famshme në botë, pasi u bë me fëmijë në moshën 62-vjeçare.

Dy vite më parë solli në jetë fëmijën e saj të tretë në Spanjë ku jeton bashkë me familjen, ndërsa tashmë ka vendosur të tregojë se si mundi të mbetej shtatzënë në një moshë kaq të madhe.

Siç tregun gruaja për mediat vendase, ajo kishte dy fëmijë 29 dhe 10 vjeç, ndërkohë që për fëmijën e tretë bëri farëzim artificial, duke gënjyer mjekët për moshën e saj.

Lina pranon se u kushte thënë mjekëve se ishte 50 dhe jo 62 vjeçe, kur nisi procedurat.

Madje mjeku gjinekolog që e ndoqi e kishte zbuluar të vërtetën, pikërisht nga gazetat.

Gruaja tregon se kishte provuar që të gjente një baba për dhjetë vite me radhë, para se të vendoste për farëzimin artificial, por nuk kishte arritur të gjente njeriun e duhur.

Dëshira e saj për tu bërë sërish nënë ishte aq e madhe, sa që u detyrua të gënjejë, shkruan noa.al. Tashmë vajza e saj është 2 vjeçe dhe gëzon shëndet të plotë, ndërkohë Lina pavarësisht moshës së madhe, arriti të bëhet nënë. /a.y/noa.al