Transmetuar më 06-10-2018, 13:55

U detyrua të flejë me kokë poshtë, por vdiq gjatë natës në gjumë. Është ky fati i tmerrshëm i vogëlushes angleze 19-muajshe Ellie-May Minshull-Coyle, e cila ishte vendosur në një “kafaz” të vërtetë nga nëna dhe njerku i saj.

Ajo e kishte kokën të varur poshtë me drejtim nga dysheku, ndërkohë që krahët dhe këmbët i kishte të lidhura pas jastëkut, në mënyrë që të mos lëvizte.

Krevati ishte i rrethuar nga çarçafë dhe batanije, në mënyrë që të mos shihte asnjë.

Por natën në të cilën gjeti vdekjen, vogëlushja ishte bllokuar me rripat e vendosur tek jastëku, duke vdekur në gjumë.

Dyshohet se mitura kishte pasur një krizë frymëmarrjeje, çka i kishte shkaktuar edhe vdekjen, për shkak se kishte zënë hundën poshtë.

Nëna e vajzës, Lauren Coyle, 19 vjeç dhe i dashuri i saj Reece Hitchcott, 20 vjeç, i cili jetonte bashkë me to, akuzohen për vrasje.

Gruaja tregoi në polici se ideja për të lidhur vajzën, ishte e të dashurit të saj, si një mënyrë për të rregulluar gjumin. Ndonëse në fillim nuk u bind, më tej ajo pranoi.

Kur Lauren kuptoi se e bija nuk po merrte frymë, lajmëroi menjëherë ambulancën, por pa rezultat, shkruan noa.al.

Këtë të mërkurë u mbajt seanca e parë gjyqësore në Liverpool Crown Court, ku 19-vjeçarja dhe i dashuri i saj janë vënë nën akuzë, lidhur me vdekjen e vogëlushes, në mars të këtij viti. /a.y/noa.al