Transmetuar më 06-10-2018, 14:26

Balerina Alba Hoxha, e cila njihet ndryshe edhe si vajza e motit, është e njohur për elasticitetin e trupit të saj.

Përveçse në kërcime, ajo e tregon një gjë të tillë edhe në rrjetet sociale nëpërmjet postimeve që bën.

Së fundmi Alba ka publikuar një video, ku shihet duke mbyllur me këmbë dollapin e kuzhinës pasi nxjerr prej andej një ëmbëlsirë.

Por përtej elasticitetit të saj, ndjekësit kanë vërshuar në komente negative ndaj balerinës, sa i takon pastërtisë së saj.

“Shumë elastike je, veç t’keqen vëlla laj çik çorapet se ta kan dh.. punën”, shkruan njëri prej tyre.

Një tjetër shton, “Po punë bën ndonjëherë moj, laj dyshemenë që mos dalin çorapet zhul, pise. Bëni dhe si të pastër pale, vipa leshi ju, zhulsa”, shkruan një tjetër. /a.y/noa.al