Transmetuar më 06-10-2018, 16:37

Shuhet sopranoja e njohur Montserrat Caballe, në moshën 85-vjeçare.

Ajo vuante nga probleme shëndetësore prej disa kohësh dhe ishte shtruar në spitalin e Barcelonës, në Spanjë, muajin e shkuar.

Ajo u bë e njohur me këngën “Barcelona” që u publikua në vitin 1987, por u bë më pas u bë himni i Lojërave Olimpike të 1992, në duet me Freddie Mercury.

Montserrat Caballé e cila lindi në Barcelonë u ngjit shpejt në skenat më prestigjoze të botës dhe kujtohet sot si diva e fundit e operas lirike./a.k/noa.al/