Transmetuar më 06-10-2018, 17:56

Aktori 46-vjeçar dhe aktorja 46-vjeçare përfunduan divorcin që nga e premtja, tri vjet pasi u ndanë, konfirmon revista People.

Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë zyrtarisht të divorcuar.

Të dy u takuan në shtëpinë e Jennifer me avokatë dhe gjyqtarë privat, pas raportimeve të mëparshme se aktorja kërkoi nga gjykatësit të trajtojnë detajet përfundimtare.

Të dy u martuan në qershor të vitit 2005, përpara se të lajmëronin për ndarjen e tyre në qershor të vitit 2015.

Ata kanë tre fëmijë së bashku.