Transmetuar më 06-10-2018, 18:42

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar.

Ajo është gjithnjë e rezervuar sa i përket jetës së saj private.

Këtë të shtunë duket se ka dashur të ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale një foto të djalit të saj Joni.

Siç shihet edhe në foton e publikuar vogëlushin e saj e shohim mjaft të rritur edhe pse Arbana është kujdesur sërish të mos ekspozojë fytyrën e tij.

Së shpejti pritet të nisë sezoni i ri i “Dua të të bëj të lumtur”.

Drejtuese e këtij emisioni do të jetë sërish Arbana.

Arbana Osmani prezanton prej vitesh në Top Channel ku nën moderimin e saj kanë kaluar projekte tejet të suksesshme./a.k/noa.al/