Transmetuar më 06-10-2018, 19:55

Një vajzë e zemëruar në Britaninë e Madhe ka goditur të dashurin për vdekje pasi e akuzoi që ka qëndruar lakuriq me disa femra të tjera në një pishinë të nxehtë.

Christopher Pearson hoqi të brendshmet e tij dhe u fut në pishinën e një shtëpie që po zhvillohej një festë në Hucknall të Nottinghamshire.

Aty hynë edhe dy femra të tjera që ishin me të brendshme.

Sapo i pa, Demi Harris bërtiti nga dritarja duke i thënë:

“Mos guxo! E ke seriozisht që po hyn lakuriq në një pishinë me femra të tjera?”.

Sipas gjykatës, ajo e nevrikosur, hyri brenda dhe mori një thikë me të cilën preu energjinë elektrike duke shkaktuar ndaljen e dritave dhe muzikës.

Pak minuta më vonë, theri për vdekje të dashurin.

Djali u dërgua me urgjencë në spital me dy të therura në stomak por humbi jetën gjatë operacionit./a.k/noa.al/