Transmetuar më 06-10-2018, 20:18

Kemi dëgjuar shumë gjëra po kjo është nga gjërat më të çuditshme.

Njerëzit zgjedhin të shesin rroba të vjetra, mobile apo sende të vjetra dhe eBay është vendi i duhur për të bërë disa para të mira.

Një person në Britaninë e Madhe ka befasuar me atë që ka nxjerrë në shitje në faqet online.

Personi në fjalë e mori shakanë shumë seriozisht dhe nxori të dashurën për shitje në faqen e njohur.

34-vjeçari, Dale Leeks nga Essexi vendosi të nxirrte në shitje partneren e tij prej një viti, Kelly Greaves duke e menduar si një ‘kurth’.

Në përshkrimin që dha për 37-vjeçaren, ai shkroi se bën zhurmë të vazhdueshme por nuk është e dëmshme.

Ndër të tjera, ai shtoi se mund ta ndërrojë me një modele më të re./a.k/noa.al/