Transmetuar më 07-10-2018, 07:55

Një balenë gjigante doli mbi ujë dhe u përplas me forcë duke përhapur panik te turistët.

Ngjarja ka ndodhur në Kosta Rika.

Pamjet janë filmuar nga një person që po shihte krijesën dhe anijen nga gjiri i Queopos. Kamera e tij u fokusua menjëherë tek hedhja e anijes.

Turistët dëgjohen duke bërtitur pasi ishin të tmerruar nga ajo cfarë panë.

Balena u hodh sërish në oqean me një rrotullim spektakolar dhe nuk shkaktoi asnjë dëm.

"O zot, jam i frikësuar. Balena gati goditi anijen", dëgjohet duke thënë një turist. /k.k/noa.al/