Transmetuar më 07-10-2018, 10:18

Prej pak ditësh janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikane.

Aplikimet janë hapur ditën e mërkurë, në orën 18:00, dhe afati është deri në datën 6 nëntor në të njëjtën orë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Ambasada e SHBA në Tiranë ka dhënë këshilla për mënyrën e aplikimit dhe procedurën që duhet të ndiqni.

Ambasada thekson se plotësimi i formularit është falas dhe nuk ka asnjë pagesë, ndërsa kërkon nga të interesuarit që të vizitojnë faqen e dedikuar për më shumë detaje.

Statusi i ambasadës:

#këshillaeditës| Lotaria Amerikane është FALAS dhe nuk ka asnjë pagesë për të dërguar formularin tuaj të aplikimit. Plotësoni aplikimin tuaj në state.gov

Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit ? https://bit.ly/2l7myjg #pyetanen. /k.k/noa.al/