Transmetuar më 07-10-2018, 10:38

Edhe pse ende nuk e kanë vendosur se si do ta quajnë djalin e ardhur në jetë, Erion Veliaj ka thënë se do të jetë emër shqiptar.

Në nisje të Maratonës së Tiranës, Veliaj tha se nuk do të ishte i pranishëm deri në fund të aktivitetit.

“Shumë më kanë pyetur nëse do marr pjesë në maratonë. Edhe unë do marr pjesë në maratonë, vetëm se do vrapoj për në maternitet meqë u bëra me djalë.

Herën tjetër do kthehem dyfish në garë”, tha Veliaj.

I pyetur se cili është emri i përzgjedhur për vogëlushin e sapolindur, Veliaj tha se “këtë do ta them pas pak se dua ta konsultoj edhe mamanë.

Por e  sigurt që do të jetë një emër shqiptar, por edhe tirons”. /k.k/noa.al/