Transmetuar më 07-10-2018, 15:00

Një turist iranian ka përfunduar në spital pasi dyshohet se tentoi të vjedhë një unazë diamanti duke e gëlltitur.

Ian Campbell vodhi unazën në një dyqan bizhuterish në Turqi, dhe e futi në gojë e më pas e gëlltiti.

Turisti tentoi të largohej shpejt por shitësi e zbuloi dhe mbylli derën për ta parandaluar Campbell që të ikte me unazën.

Menjëherë është njoftua policia dhe 54-vjeçari u dërgua në spital.

Nëse unaza nuk kthehet "me mjete natyrale", turisti duhet t’i nënshtrohet një operacioni për nxjerrjen e bizhuterisë me vlerë.

Argjendari tha se po priste ende që ti kthehej unaza e tij ndërsa nuk dihet ende nëse diçka e tillë ka ndodhur. /k.k/noa.al/