Transmetuar më 07-10-2018, 17:49

Ndeshja e cila fitoi vëmendjen e gjithë botës, ishte ajo mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.

Ishte rusi Nurmagomedov ai i cili fitoi dyluftimin me irlandezin, megjithatë, situata shkoi shumë larg duke pasur grushtime edhe mes stafit.

Nurmagomedov madje doli edhe në publik, ku kërcënoi reperin e njohur Drake, i cili njihet si mbështetës i McGregor.

Pas dyluftimit sportistët u larguan nën masa të rrepta sigurie.

Një ditë më pas ka ardhur edhe reagimi i McGregor.

"Do të rikthehem", shkruan ai nnë një postim në Instagram./a.k/noa.al/