Transmetuar më 07-10-2018, 20:54

Florjan Binaj këtë të shtunë ishte i ftuar në “Shiko kush luan”.

Gjatë lojës “Ndaje ose haje”, aktori duhet t’i përgjigjej një pyetjeje, përndryshe duhet të konsumonte një prej ushqimeve.

Florjani duhet të tregonte emrin e një vajze që i ka pëlqyer shumë dhe aktori vendosi të përgjigjej duke treguar një histori.

Florjani rrëfeu se dy të rinjtë kishin nisur pëlqimet ndaj njëri-tjetrit, madje aktori i kishte blerë një arush për ditën kur do takoheshin tek kodrat e Liqenit.

Mirëpo kur mbërriti atje u habit kur pa vajzën që pëlqente duke u puthur me një tjetër.

Nga kjo ngjarje kanë kaluar shumë vite, megjithatë Florjani e tregon me humor.

Kujtojmë që aktori sot është i martuar me bashkëshorten e tij dhe është baba i dy fëmijëve.