Transmetuar më 08-10-2018, 08:10

Një tragjedi e vërtetë! Një limuzinë në të cilën udhëtonin me dhjetëra dasmorë, doli nga rruga në një kodër, teksa ecte me shpejtësi të madhe.

Në fund limuzina përfundoi në parkim, duke u përplasur me një makinë.

Por si pasojë e përplasjes, ku u përfshinë edhe disa kalimtarë, humbën jetën 20 persona.

Një dramë e vërtetë ajo e ndodhur këtë të diel në shtetin e New York, përballë Apple Barrel Country Store, në Schoharie.

Mësohet se mes viktimave ka edhe kalimtarë, të cilët ndodheshin në parking.

Ngjarja ndodhi teksa limuzina me dasmorë po ngjiste një kodër, kur u rrëzua përpara dyqanit të Apple Barrel në Schoharie. /a.y/noa.al