Një gazetare investigative 30-vjeçare, është gjetur e përdhunuar dhe e vrarë në një park.
Zbulimi i rëndë u bë këtë të shtunë, ku viktima është Viktoria Marinova, e cila u përdhunua dhe vra në Russe, në veri të Bullgarisë.
Krimi ndodhi në parkun në periferi të qytetit, teksa viktima po bënte vrap.
Për ministrin e Brendshëm bullgar, Mladen Marinov, vrasja nuk ka lidhje me profesionin e të resë. E reja u gjet me plagë në kokë dhe e mbytur. Sakaq celulari i saj, çelësat e makinës, syzet dhe një pjesë e veshjeve janë zhdukur.
Viktoria Marinova, është moderatorja e një emisioni aktualiteti në TVN, televizion i qytetit.
Sakaq në Europë janë vrarë dy gazetarë investigativë gjatë 12 muajt e fundit, Jan Kuciak në Sllovaki në muajin shkurt dhe gazetarja Daphne Caruana Galizia në Maltë, në tetor të vitit 2017. /a.y/noa.al