Transmetuar më 08-10-2018, 09:22

Ajo është një prej prezantueseve më simpatike dhe të shkathëta të ekranit, e cila spikati për lirshmërinë e saj dhe ai një prej kuzhinierëve më të njohur në vend.

Bëhet fjalë për moderatoren Fatma Methasani të emisionit “Fun Day” dhe kuzhinierin e njohur Alfio Rrotani.

Më në fund konfirmohet se dyshja e njohur janë çift bashkë.

Ka qenë Alfio ai që ka publikuar një fotografi mjaft romantike të tyre.

Madje për të konfirmuar gjithçka ai shkruan, “Po… po e po… lumturia është te gjërat e vogla!!”

Çifti duket mjafti dashuruar, ndërkohë që ndjekësit kanë vërshuar në urime ndaj tyre. /a.y/noa.al