Transmetuar më 08-10-2018, 09:35
Foto ilustruese

Dy shqiptarë kanë rënë pre e një dhune të egër mbrëmjen e kësaj të diele në Serbi.

Ngjarja ka ndodhur në një rrugë në Novi Sad, ku njëri nga shqiptarët e dhunuar, ndodhet në gjendje të rëndë.

Siç raportojnë mendiat në Kosovë, duke cituar Zyrën e Bashkësisë Shqiptare në Serbi, dhuna ndaj tyre ka ardhur, për shkak se ata janë dëgjuar duke folur në gjuhën shqipe në rrugë.

Dy shqiptarët e dhunuar janë Ç.M., dhe G.B., që të dy 19 vjeç.

Prej tyre Ç.M., ndodhet në gjendje kritike, për shkak të dëmtimit të eshtrave në kokë.

Për pasojë ai i është nënshtruar një operacioni, por sërish gjendja paraqitet e rëndë. Sakaq nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al