Transmetuar më 08-10-2018, 09:52

Pas sherrit të radhës në telefon me ish-gruan, qëlloi me thikë në qafë djalin 14 vjeç dhe pak më vonë holli nga ballkoni i katit të tretë, vajzën 6-vjeçare, e cila aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Është kjo ajo që ka ndodhur në Taranto të Italisë këtë të diel. Një burrë 49-vjeçar, dyshohet se e bëri gjithçka, për shkak se humbi kujdestarinë e fëmijëve.

Ai u arrestua pak pas ngjarjes, nën akuzën e tentativës së vrasjes.

Ngjarja tronditëse ndodhi në banesën e nënës së të dyshuarit, pasi pas ndarjes së prindërve, fëmijët i ishin dhënë në kujdestari gjyshes.

Aktualisht vajza ndodhet në gjendje kritike me dëmtime serioze në kokë, ndërkohë që djali 14 vjeç, pas mjekimit të marrë është jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet e policisë, duket se burri nuk pranonte dot ndarjen dhe humbjen e kujdestarisë së fëmijëve, shkruan noa.al.

Dyshohet se paraditen e së dielës pas sherrit të radhës me ish-gruan në telefon shkoi në shtëpinë e së ëmës dhe gjithë inatin e shfryu ndaj fëmijëve. /a.y/noa.al