Transmetuar më 08-10-2018, 11:10

Ka përfunduar në sherr masiv sfida e arteve marciale mikse për një titull UFC të peshave të lehta në Las Vegas, mes rusit  Khabib “the eagle” Nurmagomedov dhe irlandezit Connor McGregor.

Në përfundim të ndeshjes, rusi nuk u kënaq menjëherë, duke shfaqur protestë ndaj ekipit të McGregor.

Më pas irlandezi u ngjit në ring dhe u përplas me asistentët e rivalit, duke shkaktuar një sherr masiv që kërkoi ndërhyurjen e policëve amerikanë.

Tre pjesëtarë të stafit të Nurmagomedov u ndaluan nga policia pak më pas, ndërsa më tej u lanë të lirë.

Atleti rus kërkoi ndjesë më tej duke thënë se, “Nuk është ana ime më e mirë”.

Sakaq Nurmagomedov nuk iu dha brezi i fitores dhe as shpërblimi në lekë, në pritje të hetimeve të cilat mund ti heqin titullin. /a.y/noa.al