Transmetuar më 08-10-2018, 14:13
Foto ilustruese

Një person akuzohet për një ngjarje të tmerrshme, ai dyshohet se ka përdhunuar një foshnjë vetëm dy javëshe.

I dyshuari u arrestua javën e kaluar nga policia e Irlandës, vend ku dhe ndodhi ngjarja, ndërsa aktualisht ndodhet në burg, ku i sigurohet mbrojtje 24 orë në 24 nga të burgosurit e tjerë.

Fëmija po lufton mes jetës dhe vdekjes në spitalin pediatrik të Royal Belfast Hospital for Sick Children.

I dyshuari është një 25-vjeçar, i cili ndodhet në burgun e Maghaberry, ku trajtohet si “Special Person At Risk”.

Mediat vendase thonë se ai është lokalizuar në një zonë të izoluar, ku ruhet 24 orë nga të burgosurit e tjerë, por edhe nga tentativa të mundshme vetëvrasje, shkruan noa.al.

Sakaq emri i tij nuk bëhet me dije, me synim mbrojtjen e fëmijës. /a.y/noa.al